• Raportime

KUR BETIMI I “HIPOKRATIT” NUK NJEH QYTET

Gjirokastra 17 Korrik 2024

Jo pak, por mban mbi supe 10 vjet eksperiencë pune ne shpëtimin e  jeteve njerezore. Nikolin Kote, djaloshi korçar  pas përvojave të ndryshme  brenda e jashtë vendit duket se tashmë është dashuruar me Delvinën, ku mbush plot nje vit si mjek emergjence ne spitalin  “Ismet Shushi”. Ndërsa kolege të  tij çdo ditë e me tepër lënë Shqipërinë ai ka zgjedhur të shërbejë aty ku komuniteti ka më tepër nevojë. Kush do ta dëgjonte do të habitej, sesi 33 vjeçari ka këmbëngulur të punojë aty ku mungojnë edhe kushtet më elementare për të ushtruar detyrën. Dhe siç duket kjo është arsyeja. Mungesë shërbimesh, mungesë  specialistësh, pajisjesh diagnostikuese një godinë që ska njohur investime që prej ngritjes së saj ne vitin 1982. Kjo është situata në të cilën ai ka kërkuar të punojë me devotshmeri pa harruar asnjë moment betimin e Hipokratit duke kaluar edhe më shumë se 24 orë pa gjumë për t’iu përgjigjur në kohë nevojave të pacientëve. Në shërbimin spitalor te Delvinës janë të angazhuar 2 mjeke, 17 infermiere dhe 7 shoferë të 3 ambulancave. Duke parë mungesën e theksuar të dijeve dhe praktikave të emergjencës të stafit, vendosi të nis trajnimet sipas Europian Resuscitation Council. Janë zhvilluar tema: Mbështetja e avancuar në rastet e rënda, Arresti Kardiak, Shoku Anafilaktik.  Mbështetja mjekësore në rastet e rënda të traumave në aksidente, Përdorimi i Defibrilatorit ,  dhe të tjera tema në trajtimin e plagëve, suturimet kirurgjikale.