” Më ço në fshatin tënd” Ky ishte motivi që zgjodhi Shoqata Kulturore ” Dropulli” në aktivitetin që u organizua dje në mbrëmje në fshatin Dervician. Këtë festë të madhe folklorike e përshëndetën 14 grupe nga Shqipëria dhe Greqia.
Sheshi ” Kostantinos Micotaqis” në Dervician të Dropullit u mbush me kostumet popullore të 14 grupeve folklorike të ardhura nga Minoriteti Etnik Grek, Shqipëria dhe Greqia.
Për 4 orë rresht, buçisnin vallet tradicionale dhe këngët popullore ,në gjuhën greke dhe në gjuhën shqipe.
Shoqata Kulturore ” Dropulli” , nën kujdesin e Bashkisë Dropull dhe të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, organizoi Festivalin e Parë Folklorik të valles dhe kengës popullore.
Grupi Folklorik Lunxhëria ishte pjesëmarrës për të disatën herë në festivale që organizohen si në njësitë vendore që banon Minoritetin Etnik Grek, ashtu edhe në Greqi
Mes pjesëmarrësve të shumtë, ishin kryebashkiakë nga Shqipëria dhe Greqia, përfaqësues të Trupit Diplomatik, si dhe deputetë të Parlamentit Shqiptar. Një tregues që vërteton më së miri se muzika dhe folklori i bashkojnë popujt. Këtij fakti i mëshoi gjatë përshëndetjes së saj edhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, zonja Mirela Kumbaro. Sheshi historik i Dervicianit e përmbushi misionin e tij, pasi të gjithë artistët , grek dhe shqiptarë, u bënë bashkë. Dhe me një zë kumbues përcollën mesazhin në vendlindjen e gjithësecilit. Ashtu siç ishte edhe titulli i aktivitetit : “Më ço në fshatin tim !”