Ndërsa pas 18 ditësh në Francë mbahet raundi I parë i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, fushata e së cilës është më e shkurtra në historinë e republikës së pestë franceze, presidenti I vendit Emanuel Makron mbajti të parën konferencë me pyetje përgjigje me gazetarët që nga viti 2019. Pas rezultatit të dobët që partia e tij Rilindja të qendrës së djathtë shënoi në zgjedhjet e së dielës për parlamentin evropian , nën nenin 12 të kushtetutës, presidenti francez shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhjet e përkohshme. Arsye për një lëvizje të tillë ai citoi nevojën për dialog dhe reflektimin për mënyrën se si mund t’i shërbehet më së miri Francës. Presidenti francez i bëri thirrje politikanëve të moderuar nga e majta dhe e djathta t’i bashkohen kampit të tij për të mposhtur ekstremin e dashtë në zgjedhjet e ardhshme.
“Që nga zgjedhjet e së dielës, maskat kanë rënë. Shpërndarja e parlamentit është e vetmja mënyrë për të qartësuar gjërat. Jemi në një kohë kur vendi ynë duhet të ngrihet ndaj një numri sfidash dhe nuk mund të bllokohet nga ekstremet. Kthimi tek populli Sovran është I vetmi vendim republikan” u shpreh Makron.
Dalja e Makron para mediave erdhi në një kohë që partia e ekstremit të djathtë mitingu kombëtar e drejtuar nga Marine Le Pen fitoi më shumë se 31 për qind të votave të francezëve në zgjedhjet për parlamentin evropian. Kampi i Makron doli i dyti me 14.6 për qind të votave.