• Gjirokastër

AKU KONTROLL TE DETAJUAR TË GJITHA NJËSIVE NË GJIROKASTËR

Gjirokastra 12 Qershor 2024

Drejtoria rajonale e Autoritetit kombëtar te ushqimit ne Gjirokastër ka shtuar kontrollet gjatë këtyre ditëve të nxehta , sidomos nëpikat e prodhimit dhe shërbimit. Sipas drejtorit të këtij institucioni në gjirokastër, Emin Beqari janë rreth 500 subjekte që do të inspektohen, ndërsa thekson se në kuadër të një plani të hartuar nga ky autoritet për sigurinë ushqimore gjatë sezonit turistik, do të vijojë monitorimi dhe mbajtja nën kontroll e të gjitha njësive prodhuese e tregëtuese, bare e restorante. Drejtori i drejtorisë rajonale te Autoritetit kombëtar të ushqimit në Gjirokastër Emin Beqari ju bën apel të gjitha njesive të jenë korrekte me zbatimin e rregullave për garantimin e sigurisë ushqimore .