• Përmet

Agroturizmi në zonën e Përmetit/ Badëlonja, fshati që po zhvillon turizmin familjar

Gjirokastra 14 Maj 2024

Në rrugëtimin tonë për promovimin e fshatrave turistik, u ndalem në Badëlonjë të Përmetit. Në trokitjen që bëmë në banesen e familjes Jace, tashme bujtine, të zotët e shtëpisë na tregojnë se si e shndërruan shtëpinë në njësi akomodimi, duke pritur dhe përcjellë vizitorë vendas dhe të huaj.

Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve që vizitojnë qytetin e Përmetit dhe zonat rurale po rrisin edhe interesin e banorëve për të shtuar strukturat pritëse dhe akomoduese. Landi dhe Zhaneta Jaçe janë çifti nga fshati Badëlonjë që presin dhe përcjellin turist nga e gjithë bota.Që në momentin e parë që trokitem në porten e këtij çifti ne gjetëm traditën badëlonjase.

Duke parë interesin e të huajve për të vizituar fshatin me asetet që ka iftin Zhaneta dhe Landi  shprehin dëshirë që banesen e tyre ta kthejnë në bujtinë. 

Badëlonja vijon të mbetet ndër fshatrat më të preferuara për tu vizituar, kjo për shkak të historisë, kultures, aseteve dhe mikëpritjes së banorëve .