Malet në Dropull dhe Pogon jane të pasura me bimë medicinale, ku prej vitesh persona të ardhur nga bashkitë fqinje grumbullojnë bimë gjatë muajve të verës. Drejtoria Vendore e Bujqësisë i ka kërkuar Këshillit të Bashkisë aprovimin e katër sipërfaqeve kullosore, të cilat do të përdoren për grumbullumin e bimëve medicinale , pasi të kryhen proçedurat përkatëse në bazë të legjislacionit në fuqi. Specialisti pranë Drejtorisë së Bujqësisë Dropull, zoti Lefter Nasto, duke folur për Televizionin Publik , sqaron vendodhjen e sipërfaqeve që vihen në dispozicion për mbledhjen e bimëve medicinale, ku përparësi kanë sherebeli dhe rigoni. Gjithashtu, pritet të ngrihet një grup pune , i cili do të kontrollojë dhe do të mbikqyr zbatimin me rigorozitet dhe respektimin e të gjitha kritereve teknike gjatë mbledhjes së bimëve medicinale.
- Dropull