• Përmet

XHORXHO BONDI, ITALIANI QË U BË PËRMETAR

Gjirokastra 17 Prill 2024

Xhorxhio Bondi, me origjinë nga Italia e Veriu, ka 25 vite qe jeton dhe punon në Përmet. E nisi punën si një vullnetar në kohën e luftës së Kosovës dhe sot ai ka pasaprotën, familjen dhe biznesin shqiptar. Për të Përmeti, Lugina e Vjosës, Gjirokastra, dhe gjithë Shqipëria janë një ofertë tunduese për turistët dhe investitorët e huaj. Është 46 vjecari, Xhorxho Bondi, i lindur në Peacenca të Italisë, i cili më këtë shqipe të rrjedhshme dhe me punën, familjen që krijoi dhe dashurinë për Përmetin e Shqipërinë mund të quhet pa asnjë mëdyshje si një permetar I nderuar, që punon e mendon për “ qytetin e tij”, të luleve dhe ëndrrave të rinisë së tij italine. Xhorxho u gjend në tokën shqiptare, atëherë kur ajo ishte me e nxehtë se kurrë, e një pjesë digjej e përflakej në Kosovë, e pjesa tjetër Shqipëri përballonte mbijetesën e kombit. Djaloshi nga Veriu i Italisë në atë kohë vetëm 21 vjecar, por me shpirt human ishte ndër të shumtë të huaj që ishin rreshtuar krah vullnetarizimit dhe humanizmit dhe njerëzve të vujatur nga një luftë e padrejtë. Përmeti edhe pse në jug të vendit e larg vatrës së luftës kishte hapur dyert dhe zemrat për vëllezërit kosovarë. Xhorxho pas 25 vitesh e risjell në vëmendje atë kohë të eksodit biblik të shqiptarëve të Kosovës .