• Tepelenë

Virozat stinore në spitalin Përparim Tepelena, rritet sëmundshmëria

Gjirokastra 04 Janar 2024

Në spitalin Përparim Tepelena me sezonin e dimrit është rritur sëmundshmëria.Mjeku pneumonolog pranë kësaj instance Shahin Meçe është shprehur se rastet më të shpeshta janë konstatuar me simptoma të virozave të stinës si dhe ato me Covid 19 të cilat trajtohen më mënyrë ambulatore.
Krahas virozave stinore janë konstatuar dhe raste me hipertension dhe semundje kardiovaskulare.Mjeku Meçe apelon ndaj qytetarëve të kenë kujdes.
Fluksi ditor i vizitave pranë këtij spitali varion nga 15-20 të tilla.