Në Tepelenë u zhvillua promovimi i librit Bektashizmi në Tepelenë i autorëve Nuri Çuni dhe Naim Dëraj nën praninë e përfaqësuesve të klerit bektashi,autoriteteve të pushtetit vendor si dhe kryegjyshit botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj i cili përshëndeti me këtë rast.
Në fjalët e tyre krerët e bashkive Tepelenë dhe Memaliaj Tërmet Peçi dhe Albert Malaj vlerësuan kontributin e klerit bektashi tepelenas në çështjen kombëtare.
Autorët e librit Nuri Çuni dhe Naim Dëraj janë prononcuar lidhur me përmbajtjen e këtij libri ku pasqyrohen historia dhe rrugëtimi i klerit bektashi në këtë trevë.
Libri Bektashizmi në Tepelenë u realizua nën kujdesin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane
- Tepelenë