Ditën e hënë u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak e thirrur nga Kryetaria e Bashkisë Përmet zonja Alma Hoxha. Ndër pikat më të rëndësishme të rendit të ditës ishte edhe miratim i buxheti për vitin 2024 si dhe investimi i të ardhurave në përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale .
Shefia e Financës për Bashkinë e Përmetit në fjalën e saj gjatë diskutimit u shpreh se bazuar në fondet e vitit 2023 është planifikuar buxheti për vitin 2024.
Buxheti i vitit 2024 është planifikuar me vlerën totale 496 218 000 sëbashku me tarifat specifike, për këtë vit është rreth të njëjtit nivel sa buxheti fillestar i vitit 2023 i cili ishte në vleren 495 790 000. Në këtë buxhet janë planifikuar edhe projektet me financim të huaj.