• Memaliaj

Memaliaj,bie prodhimi i vajit të ullirit

Gjirokastra 18 Dhjetor 2023

Në zonat rurale të Memaliajt ka rënë ndjeshëm prodhimi i vajit të ullirit.Sipas administratorit të një prej fabrikave të vajit në fshatin Toç Klodian Dervishi krahasuar me një vit më parë ky prodhim shënoi ulje në masën 40-50% ndërsa çmimi i vajit është dyfishuar.
Dervishi në fjalën e tij është shprehur se shkak i gjendjes së krijuar është thatësira,moti i keq me pasojë reshjet me intensitet si dhe mungesa e fuqisë punëtore
Memaliaj konsiderohet si nga zonat ku kultura e ullirit kultivohet në masë të gjatë përgjatë teritorit të saj.