• Tepelenë

Tepelenë,zhvillohet kongresi i shtatë i shoqatës Labëria

Gjirokastra 18 Dhjetor 2023

Në Tepelenë u mbajt kuvendi i shtatë i shoqatës kulturore atdhetare “Labëria” në të cilën morën pjesë intelektualë të shumtë nga të gjitha trevat e Labërisë dhe nga i gjithë vendi.Gjatë këtij takimi kreu i kësaj shoqate Pr.Dr.Ago Nezha në fjalën e tij u shpreh lidhur me rëndësinë dhe kontributin që kjo instancë ka dhënë në çështjet kombëtare
Me këtë rast kryetari i bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi përcolli fjalën e tij përshëndetëse duke vlerësuar punën e palodhur që kanë dhënë aktivistët e kësaj shoqate
Gjatë takimit morën certifikata mirënjohje mjaft personalitete të spikatur të fushave të ndryshme si ish presidenti Bamir Topi,juristja Eni Çobani,shkrimtari kosovar Berat Luzha etj.Ndërkaq kryetari i shoqatës Labëria Ago Nezha mori titullin Qytetar nderi i Tepelenës.Shoqata kulturore atdhetare Labëria u themelua para 32 vitesh dhe ka marrë titullin e lartë “Nderi i Kombit”