• Sarande

Saranda dyndet nga turistët dhe në këto ditë nëntori

Gjirokastra 20 Nëntor 2023

Turistë nga vendet europiane dhe nga shtete të tjera si Australia,Kina,Hong Kongu dhe Kanadaja shkelën tokën shqiptare nëpërmjet portit të Sarandës.Të pyetur për mikrofonin e televizionit tonë turistët e kroceres se ankoruar janë shprehur të impresionuar dhe shumë kureshtarë për të parë nga afër vendin tonë dhe kryesisht perlën e rivierës shqiptare siç është Saranda.

Unë vij nga Skocia ishte hera e dytë që vij ne vendin tuaj.Hera e fundit qe kam ardhur ishte para 15 vitesh.Tani shikoj shumë ndryshime ne Sarande.Vendi juaj eshte vertet i mahnitshëm dhe më terheq shumë

Shqipëria ka vende fantastike dhe magjike dhe do qendrojmë nje dite do donim te rrinim me tepër dite këtë eksperiencë do t’a ndajmë me miqtë tanë në Skoci

Vij nga Australia për vendin tuaj nuk kam dëgjuar aspak dhe kjo me nxit më shumë qe t’a vizitoj Shqipërinë.Kam degjuar që keni vende mbreselenese dhe kam shumë kuriozitet ti shikoj nga afër.

Jam gjerman kam dëgjuar nga disa miqte e mi shqiptare.Eshte hera e parë që vij këtu dhe kam ndjesinë që do kalojmë shumë mirë ne vendin tuaj.Kam bërë ture në shumë vende të botës dhe Shqipëria do jetë një pjesë dhe eksperiencë e veçantë për mua.Kam shumë dëshirë të mësoj për vendin e shqiponjave