Fshati Katundishtë i zonës së Këlcyrës me resurse të pasura, me ajrin dhe klimën e favorshmë për prodhimin e njëser kulturash blegtorale dhe bujqësore po tërheq banorët në zhvillimin e agroturizmit. Çifti Ismet dhe Vjollca Lile janë një shembull që pasi provuan emigrimin për disa vite me radh vendosen që shtëpinë e prindërve ta kthejnë në shërbim të turizmit.
Përveç kujdesit për mbjelljen e përimeve të ndryshme Vjollca Lile është amvisa që gatuan dhe sjell në tavolinë shijen e nënave dhe gjysheve të zonës.
Si çifti Lile ka edhe banorë të tjerë në këtë zonë që kanë shfaqur interes që shtepitë e jetës ti rikonstruktojnë dhe ti kthejnë në shërbim të turizmit. Kjo pasi nga viti në vit kërkesat për akomodim dhe shërbim të vizitorëve po shtohen.