Në rrethin e Tepelenës po punohen aktualisht 40% e tokave bujqësore.Në këtë periudhë ka nisur mbjellja e kulturave të grurit dhe jonxhës.Specialisti i bujqësisë Agim Damani gjatë prononcimit të dhënë për mikrofonin e televizionit tonë është shprehur se zonat ku këto kultura mbillen janë ato të ulta fushore kryesisht përgjatë hapësirës që mbulon lugina e Vjosës.Damani ka pohuar ndërkaq se reshjet e fundit me intensitet kanë ndikuar pozitivisht për mbjelljen e jonxhës dhe grurit.
70% e tokave bujqësore të mbjella në këtë zonë janë të përfshira me kulturat e grurit dhe jonxhës.
- Tepelenë