• Përmet

Tradita Përmetare e llokumeve me bajame/ Eftali Qerimi ka mbi 40-të vite që përgatit këtë ëmbëlsirë tradicionale

Gjirokastra 02 Nëntor 2023

Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë e më gjerë për mikëpritjen dhe gatimet tradicionale. Prodhimi i produkteve artizanale është një traditë e hershme e trashëguar brez pas brezi . Një ndër to është edhe llokumja e bajames , e cila është një traditë e artizaneve Përmetare që e kanë sjellë që nga shekujt e kaluar deri në ditët e sotme. Nuk ka festë pa prezencen e llokumes së bajames në tryezat Përmetare. Eftali Qerimi ka rreth 40 vite që e përgatit këtë produkt që personifikon gëzimet familjare. Artizania Përmetare na tregon proçesi e përgatitjes se llokumes së bajames. Ajo thotë se duhen vetëm tre përbërës kryesor sic janë ,bajamet , uji i trëndafilit dhe sheqerin pluhur. Në përgatitjen e kësaj ëmbëlsire , artizania cilëson më të vështirë proçesin nxjerrjes së ujit të trëndafilit. Sipas gojëdhënave të paraardhësve të tyre llokumja e bajmtë dhe glikoja janë përdorur të dyja njëkohësisht nga gjyshet e nënat, dhe e njëjta gjë po praktikohet edhe në ditët e sotme. Ky produkt i cili përdoret në çdo familje Përmetare vitet e fundit ka marrë përmasa të tjera përtej qytetit dhe zonës së Përmetit. Kjo jo vetëm për shijen e veçantë që ka, por edhe për vlerat e larta ushqyese. Siç e pohoj edhe Zonja Eftali Qerimi kjo traditë do vazhdoj për shumë gjatë, pasi gratë Përmetare këtë pasion për gatimet e zonës ua kanë mësuar edhe brezit të ri.