Njësia Vendore e kujdesit shëndetësor Tepelenë në kuadër të Tetorit Rozë vijon fushatën sensibilizuese me qëllim ndërgjegjësimin e grave për parandalimin e përhapjes së kancerit të gjirit.Vajzat punonjëse pranë kësaj instance janë ndalur në çdo instancë dhe rrugë të këtij qyteti për të përcjellë mesazhin dhe apelin çdo gruaje dhe vajze që t’i drejtohen pavioneve përkatëse për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe mamografinë.Lidhur me këtë impakt është prononcuar specialistja e kësaj njësie Margarita Muka për televizionin tonë.
Burime pranë njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Tepelenë bëjnë të ditur se aktualisht janë kryer 50 ekzaminime dhe nuk është konstatuar rast pozitiv.
- Tepelenë