Sot u kremtua 80 vjetori i çlirimit të Tepelenës nga pushtuesit nazifashistë.me këtë rast u krye rituali i homazheve në varrezat e dëshmorëve të këtij qyteti ku u vendosën kurora me lule.Të pranishëm në homazhe ishin përfaqësues të autoriteteve të pushtetit vendor,familjarë e pasardhës të dëshmorëve si dhe shumë qytetarë ku nderuan gjakun që dëshmorët kanë derdhur që vendi ynë të jetë sot i lirë dhe i pavarur.Me këtë rast kreu i bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi përcolli nëpërmjet mikrofonit të televizionit tonë urimin tradicional për këtë ditë të shënuar për mbarë tepelenasit.
Tepelena ka numrin më të lartë të dëshmorëve në rang vendi duke u llogaritur në 517 të tillë dhe nder t’a 7 janë nderuar me titullin Hero i Popullit.
- Tepelenë