• Përmet

Peshtani,shëmbulli i agroturizmit në Tepelenë

Gjirokastra 28 Gusht 2023

Në fshatin Peshtan të Tepelenës banorët kanë nisur t’i kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina agroturistike, që janë mjaft të frekuentuara nga vizitorët dhe turistët e huaj, që vijnë për të pushuar dhe eksploruar bukuritë e jashtëzakonshme natyrore të kësaj zone.
Peshtani është pjesë e programit “100 fshatrat” dhe investimet në vepra publike në infrastrukturë e mjedis, paralelisht me ato private, kanë krijuar modelin ekonomik të  integruar agroturistik me impakt në zhvillimit rural.Administratorët e bujtinave shprehen se numri i vizitorëve ka shënuar një trend pozitiv duke kaluar cdo pritshmëri.Vizitorët sipas tyre preferojnë turizmin e aventurës,ecjen në shtigjet e malit Golik si dhe eksplorimin përgjatë lumit të Vjosës i shpallur tashmë park kombëtar.Ata ndërkaq preferojnë dhe kulinarinë e larmishme që mbart zona e Peshtanit.
Peshtani është një fshat në grykë të Mezhgoranit si një pikë ndarëse midis Tepelenës, Përmetit dhe Zagorisë, me një natyrë magjepsëse, dhe maja malesh si ajo e Golikut ku shtigjet të shpien në copëra historie të Shqipërisë si një ekuilibër i përsosur midis lumenjve, Vjosë dhe Drino dhe maleve.
Peshtani është 16 km larg, lindje të qytetit Tepelenë, në bregun e majtë të lumit Vjosa, aty kush bashkohet Lumi i Zagories me Vjosën.