Zona e Këlcyrës vitet e fundit po merr hov zhvillimi i turizmit rural kjo dhe falë çeljes së bujtinave të para aty.Një ndër to është hapur në fshatin Katundishtë dhe prej 4 vitesh mirëpret vizitorë vendas dhe të huaj.Administratori Ismet Lile i pyetur për RTSH Gjirokastra ka pohuar se pritshmëritë për sezonin veror që ka nisur janë më se të larta duke shtuar se falë resurseve që mbart duhet që kjo zonë të përfshihet në paketat e përbashkëta turistike që vizitori të qendrojë dhe ti eksplorojë.
Zonja Vjollca Lile është shprehur për reagimet pozitive të vizitorëve që mahniten nga bukuritë që ofron lugina e Dëshnicës duke shtuar se kulinaria tradicionale e krahinës preferohet shumë prej tyre.
Kjo bujtinë ka mirëpritur në fundjavën që lamë pas një grup guidarësh dhe gazetarësh lokalë për të vizituar atraksionet që zona e Këlcyrës ofron si lugina e Dëshnicës,Vjosës dhe krahina e Malëshovës.Udhërrëfyesit turistikë Julian Elezi dhe Ardian Gogo janë shprehur se përfshirja e Këlcyrës në paketat turistike ka hyrë tashmë në prioritetin e bashkisë përkatëse duke marrë zhvillim turizmi në këtë zonë dhe të tilla ture shërbejnë në favor të saj.
- Këlcyrë