Në bashkinë e Libohovë është zhvilluar sot procesi konsttutuimi i këshillit të ri bashkiak, betimi i kryetarit të ri të bashkisë zotit Leonard Hide përfaqësues i partisë socialiste, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të këshillit bashkiak dhe zgjedhja e një prej këshilltarëve për të hyrë në Këshillin e ri të Qarkut të Gjirokastrës.
Për të drejtuar seancën e parë të këshillit të ri e morri fjalën anëtari me moshën më të madhe Asim Banushi. Më tej me shumicë votash u zgjodh komisioni përhershëm i verifikimit të mandatëve të këshilltarëve me kryetare përfaqëssuesen e grupit socialist Xhemile Myslimi.
Pas procedurave të verifikimit të mandateve të 15 këshillëtarëve, u bë betimi sipas formulës së betimit që u lexua nga drejtuesi i seancës Asim Banushi.
Proceduara e konstituimit vijoi më tej me propozimet dhe votimin për kryetarin, nënkryetarin e këshillit bashkiak dhe anëtarin e këshillit të qarkut, proceduara që për shkak të konsensusit të palëve të pozitës dhe opozitës vijoi me votyim të hapur.
Kryetar i këshillit bashkiak u rizgjodh socialisti Asim Banushi, nënkryetare socialistja Behare Shehu, ndërsa antar i këshillit të qarkut u zgjodh Emin Beqari.
Përmes duartrokitkjeve të të paranishmëve, ish kryetarja e bashkisë Libohovë Luiza Mandi i vendosi kryetarit të ri të bashkisë Leonard Hide simbolin e shiritit kuq e zi.