• Raportime

Saraqinishtë, banorët mirëmbajnë objektet e kultit

Gjirokastra 24 Maj 2023

Saraqinishta fshati  i cli  njihet për objektet me numrin më të madh të kultit të besimit ortodoks. Në këtë fshat ndodhen 12 kisha, të cilat vitet e fundit kanë njohur dorën e investimeve jo vetëm të Drejtorisë Rajonale të kulturës por edhe të vete banorëve. Me kontribute vetijake këta banorë po investojnë për restaurimin dhe mirëmbajtjen e këtyre objekteve. Kryeplaku i  fshatit Thanas Gega e cileson këtë veprim të këtyre banoreve si një shëmbull që duhet të ndiqet edhe në zonat e tjera.

Saraqinishta vitet e fundit është futur  në hartën  e destinacioneve  kryesore për vizitorët vendas dhe të huaj. Afërsia me Parkun Antik të Antigonesë ka bërë që kjo zonë të marri vëmendjen e tij.