Shoqata Kombëtare e Restoranteve dhe Bujtinave, ka nisur të shtrijë aktivitetin dhe bashkëpunimin edhe në rajonin jugor të vendit. Ditët e fundit grupi jonë i xhirimit u bë dëshmimtar i nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe antarësimit të Bujtinës së Sotir Thanasit në Mesopotam të bashkisë së Finiqit me Shoqatën Kombëtare të Restoranteve dhe Bujtinave. Pronari i bujtinës Sotir Thanasi dhe krerët e kësaj shoqate, kryetari Kujtim Dervishi dhe drejtori ekzekutim Arben Sinoimeri, momentit të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje i dhanë një kuptim ceremonial. Simbolik ishte fakti që marrëveshja u nënshkrua nga administrator i bujtinës djali i pronarit , i cili pas më shumë se 20 vitesh në emigracion, kthehet përfundimisht për të jetuar e punuar në vendlindje, duke administruar bujtinën, një biznes fitimprurës aktualisht dhe me shumë perspektivë për të ardhmen
Për kreun e Shoqatës së Restoranteve Turistike, Kujtim Dervishi rritja e bashkëpunimit mes bizneseve të restoranteve dhe bujtinave, është me interes për të gjithë antarët e kësaj shoqate, e cila është duke e shtrirë veprimtarinë e saj në të gjithë territorin, nga Vermoshi në Konispol.
Hanet, bujtinat, Odat shqiptare, historikisht kanë shërbyer për pritje të mysafirëve dhe përcjellje të udhetarëve, turistëve, të njohura si element të qytetërimit të hershëm në Shqipëri.
Kjo traditë, aktualisht është transformuar në mundësi të biznesit turistik, duke shërbyer si mjedise të fjetjes dhe të shërbimeve të kuzhinës tradicionale.
Shtrirja e aktivitetit dhe bashkëpunimi i këtij biznesi të ri në rajonin jugor të vendit, është një risi që kërkon mbështetje dhe promocion.