Muzeu Etnografik në Gjirokastër është një prej pikave më të vizituara nga turistët,ku vlerat folkrorike ,etnografike te ekspozuara në eksponentët e tij tërheqin vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.Në muzeun Etnografik gjatë këtyre tre muajve ka patur një numër të konsiderueshëm vizitorësh,kryesisht fundjavat kanë patur më shumë vizitueshmëri nga të gjitha qytetet e Shqipërisë krahasuar me ditët e tjera të javës ku numri i turistëve ka qenë më i ulët.Ndërkohë edhe ose të paktë në numër nuk kanë munguar edhe turistët e huaj si gjermanë,hollandezë,italianë etj.
Turistët nga vende të ndryshme të botës e cilësojnë mbreslënëse vizitën në këtë muze,ku përgjatë muajve në vazhdim ky muze pritet të tërheqi një numër të lartë vizitorësh.
- Turizëm dhe Kulturë