Në një kodër mbi Gjirokastër, që nga larg të tërheq vëmëndjen hingëllima e kuajve dhe trokthi i shpejtë i tyre, teksa kalëruesit përhumbin në thellinë e pyllit.
Kristina Fidhi, dashurinë e vegjëlisë për kuajt dhe pasionin për kalërim e finalizoi 10 vite më pare, në ngritjen e një ferme kuajsh , kryesisht me kuaj të rracës autoktone, që i përshtatet terrenit , por dhe dëshirës së kalorësve , kryesisht vizitorë të huaj, të cilët e gjejnë këtu kalin e tyre të preferuar.
Në këtë kompleks kalërimi zhvillohen në gjitha nivelet e kalërimit duke nisur tek ai fillestar. Tashmë në fermë ka instruktorë, që jo vetëm mësojnë por dhe shëtisin të apasionurit pas kuajve. Tashmë Shqipëria gjendet në hartën ndërkombëtare të kalërimeve dhe ferma ka partnerët e saj nëpër botë.
Mbarështrimi i kujave për kalërim dhe për turizëm është një disiplinë e re, që kërkon mbështetje , pasi pritet të këtë ndikim në zhvillimin e agroturizmit dhe turizmit malor. Kristina thotë se shenjat e para kanë nisur më mbështetjen e AZHBR –së, që ka ndihmuar në ndërtimin e pistës për trajnimin e kalorësve. Kalërimi është i lidhur ngushtë dhe me rrjetin e bujtinave dhe sektorë të tjerë të turizmit dhe të gjitha shkojnë bashkë bashkë.
Kalërimi po fiton gjithnjë e më tepër terren në lëvizjen turistike në jug të vendit . Turistët e huaj kanë zgjedhur, këtë lëvizjeje për të shijuar bukuritë natyrore ,monumentet e trashëgimisë historike dhe kulturore,por edhe për të shjuar gatimet dhe mikëpritjen e banorëve, të cilët ata e vlerësojnë shumë