Labova e Kryqit, të bën për vete dhe nuk të lë të ikësh pa vizitur dhe të tjera bukuri të natyrës, apo dhe inevstime, kryesisht nga të rinjtë, që po e gjejnë përditë e më shumë veten tek vendi dhe prona e tyre, por mbi të gjitha duke e zbehur lakminë për të ikur në vendin fqinj, apo dhe në kryeqytet, ku ka më shumë hapësira pune , por më shumë vështirësi e stres, nëse nuk integrohesh në vorbullën e atjeshme.
“Tradita Labovite” është emri i restorantit ku do bëjmë ndalesën e rradhës. Jani një i ri nga fshati, prej 4 muajsh , po pret e përcjell mysafir nga mbarë vendi, por dhe të huaj. Ai pikasi dëshirën e vizitorëve, që shihnin Labovën se duhej dhe një vend ku ata të shijonin ushqimet e zonës. Që nga ajo ditë ai nuk ka reshtur në punën e tij .Atë nuk e tundoi dëshira për të investuar në Gjirokastër apo gjetkë, ku shanset për të fituar janë më të mëdha . Ai riskoi ,pikërisht se deshi vendin dhe Labovën e vet.
Jani po e përligj plotësisht emrin që i ka vënë lokalit “Tradita Labovite”. Ai është “ besnik “ i kësaj tradite, pasi këtë duan të gjejnë në restorantin e tij dhe mysafirët e përditshme, që vijnë për të parë e vizituar Labovën, e natyrisht në këtë restorant, shijojnë atë çfarë prodhon kjo zonë, me tradita dhe më një mozaik të pasur shërbimesh, që ofrohen këtu.
“Tradita Labovite” ,është një biznes i vogël familjar, që siguron të ardhura për Janin e familjen e tij, por shtegu nuk mbyllet këtu. Ai nuk mund të përmbushë kërkesat e shumta ,që ka vetëm më prodhimet e bahçes së tij, apo me mishin, qumështin dhe vezët që prodhon. Në ndihmë dhe për interesin e tyre, i vijnë dhe bashkëfshatarët e tij, që nga parcelat e tyre , kopshtet , apo dhe njësitë e përpunimit të qumështit, e pasurojnë dhe më shumë mënunë e “Traditës Labovite”, natyrisht duke siguruar edhe të ardhura nga mundi dhe djersa e tyre.
Frekuentuesit e “Tradiës Labovite”, janë vizitorë vendas e të huaj. Ata i josh deri në mahnitje bukuria që ka Labova, si një perlë e natyrës gjirokastrite, por dhe vlerat muzeale , religjoze e etnografike, që ofron për mysafirët. Kush fjeti një natë në Labovë, apo shijoj një vakt ushqim, rikthimin e ka të sigurtë.