• Dropull

650 fëmijë dhe nxënës të sistemit arsimor parauniversitar kanë filluar sot mësimin në shkollat e Minoritetit Etnik Grek, të cilat janë në juridiksionin territorial të bashkive Finiq dhe Dropull

Gjirokastra 11 Shtator 2023

518 nxënës dhe rreth 138 fëmijë janë sistemuar tashmë në 3 Shkolla të Bashkuara dhe 2 Shkolla 9-vjeçare të këtyre njësive vendore, kurse në Kolegjin privat ” Frymë Dashurie” të Mesopotamit janë rregjistruar 293 nxënës. Drejtoreshat e Shkollave të Bashkuara Dervician dhe Bularat, zonjat Marinela Lici dhe Natasha Kuco, shprehen për Televizionin Gjirokastra se sivjet nxënësit janë pajisur në kohë me tekstet shkollore, si për lëndët që zhvillohen në gjuhën amtare greke, ashtu edhe në lëndët që zhvillohen në gjuhën shqipe.

Në ceremonitë e zhvilluara në Shkollat e Bashkuara Dervician dhe Bularat ,me 250 nxënës të rregjistruar, ishin pjesëmarrës prindër , mësues në pension dhe Kryetari i Bashkisë Dropull, zoti Dhimitraq Toli.

Kurse zonja Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit, njëkohësisht drejtuese politike e Partise Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës , vizitoi ditën e djeshme Shkollat e Bashkuara të Dervicianit dhe Bularatit, ku kjo e fundit e sapo rikonstruktuar nga Qeveria Shqiptare me një fond 54 milion lek.