• Sarande

Ledja Fili 31 Korrik 2023

“Varg Festival” mbrëmje poetike në qytetin bregdetar të Sarandës

“Varg “ festival uli siparin e aktiviteteve të tij përgjatë tre netëve në qytetin bregdetar të Sarandës.Ky event i vecantë i’u kushtua letërsisë shqiptare ,ku poezia ,bisedat letrare, rrymat dhe ngjarje të rëndësishme që kanë të bëjnë me veprat letrare ishin në qendër të vëmendjes gjatë këtyre netëve  në shëtitoren e qytetit. Sipas Aida Bardhylit drejtoreshë e Qendrës Kombëtare për Librin e Leximin ky aktivitet con artin e kulturen atje ku është publiku.

Gjithashtu kjo mbrëmje letrare nën kujdesin e Qendres Kombëtare Për Librin e Leximin mblodhi poetë, lexues dhe adhurues të poezisë ,si Odise Kote,Mimoza Ahmeti,Aleksandër Çipa etj, të cilët sollën lexime , reflektime e opinione mbi letersinë.

“Varg festival” do të vijojë gjatë gjithë sezonit veror, pasi qëllimi i tij është të udhëtojë në qytetet turistike duke I dhënë jetë metaforës ,gjatë takimit të vargjeve me valët e detit ,në kuadër të fushatës “Libri dhe Turizmi “përgjatë verës.