Sezoni veror që lamë pas u përballua me sukses nga ana e shërbimit zjarrfikës pranë bashkisë Memaliaj.Gjatë kësaj periudhe ky shërbim ka lokalizuar 12 vatra zjarri ku më e rrezikshmja ndër to është konstatuar në njësinë administrative Buz ku ishin djegur 5 hektarë sipërfaqe kullosore.
Shefi i këtij shërbimi Shkëlqim Goxhaj është shprehur se falë fondit të emergjencave të kësaj njësie vendore është përmirësuar kapaciteti infrastrukturor me pajisje të reja teknike me qëllim aksesin për të ndërhyrë në terrene të thella.
Aktualisht ky shërbim ka një mjet zjarrfikës dhe janë në tratativa për marrjen e një mjeti tjetër.
- Memaliaj