Në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare një kontribut të veçantë ka dhënë edhe gjimnazi i Gjirokastrës që mban emrin e heroit te popullit Asim Zeneli duke i dhënë vendit 47 dëshmorë. Pikërisht, përfshirja e të rinjve gjimnazistë në radhët e luftës do të zërë vend në kalendarin e aktiviteteve që pritet të organizohen në këtë 100 vjetor. Është shoqata e historianëve ushtarakë të Shqipërisë që do të sjellë në këtë jubile një libër me jetëshkrimet e tyre. Këtë e zbulon Jorgo Qirko, një prej anëtarëve të saj, dikur nxënës i këtij gjimnazi. Jorgo ka studiuar në vitet, kur është festuar 50 vjetori i krijimit dhe në memorien e tij janë ende të freskëta kujtimet, nërsa shprehet se e pret me padurim edhe takimin me shokët për të shkuar edhe një herë në të shkuarën e viteve të bukura djaloshare.
Kremtimet për përvjetorin e 100 të gjimnazit “Asim Zeneli” do të mbahen gjatë muajit nëntor, organizuar jo vetëm nga drejtoria e shkollës dhe nxënësit aktualë, por edhe bashkia, zyra vendore e arsimit, por edhe ish nënës ndër vite të cilët i kanë shërbyer atdheut në fusha të ndryshme.
Shoqata e historianëve ushtarakë në Shqipëri do të japë kontributin e saj në aktivitetet që do të organizohen në kuadër të 100 vjetorit të gjimnazit Asim Zeneli. Ajo është kujdesur që në festimet që do të kryhen në këtë kuadër një vend të veçantë të zërë edhe roli i liceistëve në luftën Antifashiste nacionalclirimtare.