• Gjirokastër

Zyra e Shërbimit Social së bashku me Zyrën e Punës në  Qarkun e Gjirokastrës bashkpunim për punësimin e personave me aftësi ndryshe

Gjirokastra 06 Shtator 2023

Falë një bashkëpunimi të sukseshëm mes Zyrës së Shërbimit Social dhe asaj të Punës në Qarkun e Gjirokastës, i cili vijon prej vitesh janë punësuar një numër i konsiderueshëm qytetarësh. Sipas drejtoreshës  Magdalena Margariti, vetëm vitin e kaluar janë punësuar rreth 100 persona në programet e punësimit e realizuar nga Zyrat e Punës në të gjithë qarkun. Ajo çka vlen të theksohet për këtë vit është se bashkpunimi mes këtyre dy institucioneve i është dedikuar personave me aftësi ndryshe , të cilët janë në skemën e përfitimit të një pagese nga shteti, por që kanë mundësi të kryejnë edhe punë me orare të kufizuara. Ajo çka është e rëndësishme sipas znj. Margariti është fakti se këtyre personave nuk u ndërpritet pagesa edhe pasi ata të punësohen.

Çdo vit shërbimi social në bashkpunim dhe me zyrën e punës në të gjitha bashkitë e Qarkut Gjirokastrës realizojnë projekte të ndyshme të financuara nga Ministria e Financave dhe ajo Sociale për integrimin në tregun e punës,  persona të cilët janë pjesë e skëmës ekonomike.