• Gjirokastër

Zyra e ndihmës juridike falas,gjatë 6 mujorit të parë të 2023-it janë trajtuar 200 raste

Gjirokastra 15 Qershor 2023

Zyra e ndihmës juridike parësore falas në Gjirokastër gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2023 ka trajtuar 200 raste.Juristja pranë kësaj zyre Klaudja Veizi gjatë prononcimit të dhënë për mikrofonin e RTSH Gjirokastra është shprehur se pjesa dërmuese e këtyre rasteve që janë shqyrtuar renditen në nivelin administrativ në të cilat përfshihen pensionet e pleqërisë,njohja e pronësisë dhe zgjidhja e martesave.Kjo instancë sipas Veizit u vjen në ndihmë personave me të ardhura të pamjaftueshme financiare dhe për kategoritë e veçanta dhe prioritet është ardhja në ndihmë e qytetarëve përmes shërbimit me profesionalizëm dhe shpejtësi.