• Gjirokastër

Zyra e ndihmës juridike falas në Gjirokastër/ Gjatë këtij katër mujori mbështetje për 147 raste

Gjirokastra 27 Prill 2023

Stafi zbatues i projektit të ndihmës ligjore falas ,ishte sot në Gjirokastër për të parë nga afër ecurinë dhe progresin që ka pasur kjo qëndër gjatë këtyre muajve , në ndihmën që ofrohet me mbeshtetjen ligjore falas për kategoritë në nevoj. Sipas përfaqësuesve të zyrës gjatë katër mujorit të parë të këtij viti është dhënë konsulencë për 147 raste. Vilma Çobani Kordinatore programi për aksesin në drejtësi, UNDP thotë se ,

 “  Është një qëndër që është hapur për herë të parë në vitin 2020, dhe që atëherë ka pasur nJë ecuri të mirë , duke dhënë mbështetje për një numër të konsiderueshëm qytetarësh në nevojë, që kanë marrë shërbim pa pagesë. Zyra mundëson këtë shërbim nëpërmjet dy juristeve” .

Në vendin tonë funksionojnë 12 zyra të konsulencës falas për të mbështetur kategoritë në nevoj .