• Gjirokastër

Zjarret në Korfuz,situatë e qetë / Turistët vazhdojnë të vizitojnë ishullin

Gjirokastra 26 Korrik 2023

Edhe pse në ishullin e Korfuzit përballë Sarandës zjarret kanë krijuar një situatë jo të qetë, anijet dhe tragetet turistike me pushues shkojnë dhe vijnë në të dyja itineraret. Pushuesit që zbresin në portin e Sarandës thonë se situate e zjarreve nuk I ka penguar aspak për të pushuar në ishullin e afërt pasi vatrat e rrezikut janë largë qendrave të banuara.
Gjatë 24 orëve të fundit në portin detar të Sarandës fluksi I vizitorëve ka qenë konstant çdo ditë janë 40 linja detare vajtje-ardhje ku
kanë hyrë 1898 pasagjerë dhe kanë dalë 1674 pasagjerë duke variuar në total mbi 3600 turistë në bord.