• Gjirokastër

Zhvlersimi i euros prek biznesin

Gjirokastra 24 Maj 2023

Zhvlersimi i euros në tregun vendas ka prekur bisneset eksportuese në vend por edhe operatorët turistikë në qarkun e Gjirokastrës. Pjesa më e madhe e tyre operojnë duke lidhur kontrata paraprakisht me agjensitë e huaja dhe kryejnë arkëtimet më vonë. Për rrjedhojë të ardhurat e tyre janë të ulëta si pasojë e rënies së monedhës së përbashkët euro.

Maksim Hoxha, kryetar i dhomës së tregtisë në qarkun Gjirokastër thotë se rënia e euros është një humbje e madhe për biznesin

Për ti ardhur në ndihmë biznesit, ministria e financave dhe ekonomisë vendosi disa lehtësira për bizneset eksportuese, të cilët janë prekur më shumë nga zhvlersimi i euros, duke hequr tatimin mbi fitimin për periudhën e mbetur të vitit duke krijuar mundësi në rritje të likuiditetit. Një tjëtër lehtësi për biznesin është dhe rimbursimi i TVSH në vetëm tre ditë.

Këto vendime nga ana e qeverisë janë mirëpritur edhe nga biznesi në qarkun e Gjirokastrës. Vendimi i qeverisë për të lehtësuar biznesin nga këto detyrime, është në kohën e duhur. Ndërkohë edhe kur tregjet kanë funksionuar normalisht, periudha e turizmit ka sjellë një rënie të euros, por jo në këto përmasa.