Rusia e ka rritur me 12 për qind normën bazë të interesit pas zhvlerësimit të madh të rublës.
Vendimi erdhi pas një mbledhjeje urgjente të bankës qendrore të Rusisë, një ditë pasi një rubël u këmbye me 102 dollarë.
Norma bazë e interesit u rrit nga niveli 8,5 për qind për të kundërvepruar ndaj inflacionit të lartë, tha këshilltari për ekonominë i presidentit Vladimir Putin.
Me vendimin e saj, banka qendrore ruse njoftoi se synon të “kufizojë rreziqet nga paqëndrueshmëria e çmimeve” dhe “politika monetare e lehtësuar”.
Në shtatë ditët e para të gushtit, niveli i inflacionit në Rusi qëndroi në 4,4 për qind.
Banka ruse shpreson të ndikojë në ulje e çmimeve deri në 4 për qind brenda vitit 2024.
Rusia është dëmtuar ekonomikisht që pas ndërhyrjes luftarake në Ukrainë dhe prej sanksioneve nga shtetet perëndimore ndaj eksporteve të gazit dhe naftës.
Pas vendimit të bankës qendrore, tregjet financiare reaguan duke e çmuar rublën, e cila u ndal në vlerën 98 dollarë gjatë mëngjesit në bursën e Londrës.