Festivali folklorik i rrethit të Tepelenës u mbajt paraditen e djeshme në Pallatin e kulturës “Mustafa Matohiti” ku 12 grupe popullore nga zonat e bashkive Tepelenë dhe Memaliaj performuan dhe konkuruan me qëllim pjesmarrjen në festivalin folklorik kombëtar që do zhvillohet në Kalanë e Argjirosë në datat 24 qershor deri në datën 1 Korrik. Lidhur me ecurinë e festivaleve që janë zhvilluar nëpër bashkitë e qarkut dhe mbi fazën e përzgjedhjes së grupeve është shprehur për mikrofonin e RTSH Gjirokastra specialisti i folklorit dhe njëherazi anëtari i komisionit përzgjedhës të ngritur nga Këshilli i Qarkut Sejmen Gjokoli. Gjokoli ndërkaq vlerësoi punën dhe përgatitjen e grupeve folklorike për performancat dinjitoze që realizuan.
- Tepelenë
Zhvillohet festivali folklorik i rrethit Tepelenë /12 grupe pjesmarrëse performuan
