• Gjirokastër

Zhvillohet analiza me strukturat e PS Gjirokaster, të pranishëm Kumbaro dhe Klosi

Gjirokastra 14 Tetor 2023

U zhvillua takimi i analizës së strukturave të Partisë Socialiste të degës së Gjirokastrës.Në fokus të saj ishin rezultatet e shënuara gjatë zgjedhjeve lokale të 14 Majit, rifreskimi i organizatave socialiste dhe i shtimit të anetarsimeve kryesisht me të rinj.
Vëmëndje maksimale iu dha dhe përgatitjeve për kongresin e jashtëzakonshëm që.do mbahet në datën 4 nëntor.Kjo analizë u zhvillua nën praninë e sekretarit të përgjithshëm të kësaj force politike Blendi Klosi si dhe drejtueses politike të qarkut njëherazi deputete Mirela Kumbaro të cilët gjatë prononcimeve për mediat i dhanë rëndësi ecurisë së kësaj force politike gjatë periudhave në vijim dhe për realizimin e objektivave të caktuara.
Partia Socialiste gjatë zgjedhjeve vendore të 14 Majit ka fituar në 6 nga 7 bashkitë e qarkut Gjirokastër