• Gjirokastër

Zhvillimi i turizmit nxit të rinjtë Gjirokastritë të kthejnë banesat e tyre në bujtina.

Gjirokastra 17 Maj 2023

Zhvillimi i turizmit vitet e fundit si dhe investimet e kryera nga ana e qeverisë ne qytetin e gurtë siç është bypassi dhe parkimi nëntokesor ka nxitur mjaft qytetarë të investojnë. Një ndër ta është Albano Vishe i cili ktheu banesën e vet në lagjen Pllakë në një ambient akomodimi në shërbim të turizmit. Në një rrëfim për mikrofonin e RTSH Gjirokastra administratori Vishe shpehet se pa e çelur bujtinën në banesën e vet i vinin shumë vizitorë të huaj dhe vendas gjë që nxiti atë ta niste këtë iniciativë të ndërmarrë që e realizoi me kursimet e tij financiare. Ky ambient akomodimi ka katër dhoma.

Vishe e ka hapur bujtinën sivjet dhe pritshmëritë tani me fluksin e turistëve janë më se të larta për vetë faktin se Gjirokastra si shkak dhe i aseteve që mbart ka prespektivë dhe të ardhme të ndritur në këtë sektor.

Vishe ka një apel ndaj bashkeqytetarëve të tij kryesisht atyre që jetojnë në emigrim të kthehen në vendlindje të investojne në dobi të turizmit pasi është një mundësi shumë e mirë për të siguruar burime financiare.