• Gjirokastër

“Zgjidh Zanatin” / 2 të rinj transferohen në shkollën profesionale “Thoma Papapano”

Gjirokastra 07 Dhjetor 2023

Fushata “Zgjidh Zanatin” ndërmarrë nga Ministria e Arsimit u jep mundësinë nxënësve të klasave të dhjeta në shkollat e përgjithshme të transferohen në ato profesionale brenda muajit dhjetor. Në këtë kuadër, stafi pedagogjik i shkollës profesionale “Thoma Papapano”, në Gjirokastër, vijon takimet promovuese në gjimnazet e qarkut jugor. Gjatë nëntorit 2 të rinj i janë bashkuar këtij institucioni arsimor i cili ofron katër drejtime mësimore “Shërbime në mjete transporti”, “Hidraulikë”, “TIK” dhe “Elektroteknikë”. Ndërsa i fton të rinjtë të bëhen pjesë e kësaj shkolle, drejtoresha Renata Puleri qartëson se nxënësve që përfundojnë studimet në këtë shkollë nuk u hiqet e drejta për të vazhduar shkollat e larta.

 Shkolla profesionale “Thoma Papapano” frekuentohet nga 130 të rinj që vijnë nga zona të ndryshme të rajonit jugor. Kjo shkollë u krijua në vitin 1969 si nevojë e përgatitjes së profesionistëve dhe vitin e ardhshëm mësimor shënon 55 vite aktivitet.