Për parlamentin lokal me 21 anëtarë , Partia Socialiste fitoi 15 këshilltarë, koalicioni ” Bashkë Fitojmë ” 3 këshilltarë , Partia ” Mega ” 2 këshilltarë dhe Partia Demokracia Sociale 1 këshilltarë. Në ceremoninë e konstituimit ishin të pranishëm 19 këshilltarë nga 21 që janë gjithsej, kurse nderuan me pjesëmarrjen e tyre Zonja Mirela Kumbaro ,Ministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Deputete e Qarkut, si edhe Prefekti i Qarkut, zoti Odise Kote.Ceremonia filloi me dëgjimin e hymneve kombëtare të Shqipërisë dhe të Greqisë,si dhe vazhdoi në aspektin proçedurial me zgjedhjen e komisionit të mandateve. Zonja Kumbaro në përshendetjen e saj u mundua të përcjell mesazhin politik të forcës që përfaqëson. Kurse Prefekti, zoti Kote ,në përshëndetjen e tij u mundua të ishte shumë konçiz, duke i mëshuar kulturës dhe qytetërimit të banorëve të Dropullit. Kryetarja e re e Këshillit të Bashkisë, zonja Donika Bauçi, u zgjodh me unaminitet të plotë, madje edhe me votat e opozitës. Kurse ceremonia e betimit të Kryetarit të rizgjedhur të Bashkisë , zotit Dhimitraq Toli, u krye pas leximit të vendimit të Gjykatës së Faktit Gjirokastër, të datës 8 Qershor 2023, e cila çertifikoi Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në fjalën e tij përshëndetëse, zoti Toli theksoi se do të bashkëpunojë me të gjithë anërarët e Këshillit të Bashkisë, si dhe me çdo banor ne Dropull dhe Pogon. Gjithashtu, me votim të fshehtë u zgjodhën 4 përfaqësuesit e Bashkisë Dropull për në Këshillin e Qarkut Gjirokastër. Ceremonia u mbyll me një kokteil të thjeshtë për të nderuar miqtë dhe anëtarët e rinj të Këshillit të Bashkisë, si dhe me një fotografi përkujtimore në ambjentet e jashtme të Godinës së Bashkisë Dropull
- Dropull
Zgjedhjet vendore të 14 Majit shpallën fituese Partinë Socialiste në Bashkinë e Dropullit ,ku u rizgjodh Kryetar zoti Dhimitraq Toli
