Fushata elektorale dhe financimet në media, ishin sot në fokus të fjalës së Kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi . Teksa na ndajnë dhe gati dy muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, kreu i KQZ ka kërkuar rregullime ligjore për mediat online. Sipas tij, rrjetet sociale dhe mediat online kanë fituar terren sa i përket pasqyrimit të aktiviteteve politike, elektorale, dhe nuk ka asnjë rregullim me sjelljen që duhet të kenë në lidhje me këto veprimtari. Në kuadër të reformës së re elektorale, Celibashi kërkoi që dhe ky aspekt të trajtohet.
Tashmë, rrjetet sociale, mediat online, kanë fituar terren në këtë fushë dhe legjislacioni ynë nuk ka asnjë rregull që t’iu imponohet sjelljes së këtyre lloj mediave. Në kuadër të reformës së re elektorale, të gjej trajtesën e vet dhe ky aspekt.
Në vetvete, mediat online dhe rrjetet sociale, për shkak se janë një risi nuk e kanë rregullimin që duhet të kenë, kjo nuk i pengon partitë politike dhe Kuvendin që të adresojë çështjen e raportit të partive politike, fushatave elektorale dhe mediave online dhe rrjeteve sociale.
“Ka akoma shumë vend për të bërë në lidhje me rregullat mbi sjelljen e medias në fushatë elektorale. Ne, nuk e kemi akoma të rregulluar, ose rregullimi i referohet vetëm medias tradicionale, radios televizionit, dhe kur media e shkruar, ka qenë ajo një lloj media që kishte një rol të dorës së parë për pasqyrimin e aktiviteteve politike, elektorale, nuk ka patur rregullime me sjelljen e kësaj mediaje dhe rregullat që duhet të zbatonte në lidhje me veprimtarinë politike, elektorale Media e shkruar sot e ka humbur rëndësinë dhe ndikimin e vet në publik. Mediat tradicianale kanë rol të dorës së parë.
Tashmë, rrjetet sociale, mediat online, kanë fituar terren në këtë fushë dhe legjislacioni ynë nuk ka asnjë rregull që t’iu imponohet sjelljes së këtyre lloj mediave. Në kuadër të reformës së re elektorale, të gjej trajtesën e vet dhe ky aspekt.
Në vetvete, mediat online dhe rrjetet sociale, për shkak se janë një risi nuk e kanë rregullimin që duhet të kenë, kjo nuk i pengon partitë politike dhe Kuvendin që të adresojë çështjen e raportit të partive politike, fushatave elektorale dhe mediave online dhe rrjeteve sociale”, tha ai.
Sa i përket raportit mes mediave dhe partive politike për reklamat, Celibashi thekson se ka ende paqartësi, pasi sipas tij, disa media justifikohen se reklamat janë dhënë falas. Kjo gjë, sipas tij, është e paligjshme.
“Raporti ndërmjet mediave dhe partive politke për reklamat. Kjo ëhstë rregulluar mjaftueshëm por eksperiencat tregojnë se ka paqartësi. Ka raste kur media të caktuara justifikimin e tyre mbi një lloj zhbalancimi në pasyqrim të reklamave politike apo subjekteve elektorale, janë justifikuar se këto reklama janë dhënë falas. Është e ndaluar nga ligji. Ky është një argument që është prezantuar kur ka qenë rasti nga jo pak media”, tha ai, ndërsa shtoi se edhe koha e reklamave për partitë e mëdha, ndryshon nga koha për partitë e vogla. Celibashi vuri theksin te rikonsiderimi i rregullave që përcaktojnë këto raporte mbi kohën dhe territorin në të cilën mediat klasike kanë të drejtën të operojnë.
Ambasadori i OSBE De Santics deklaroi se ekziston rreziku që kandidatët me më shumë para ndikojnë në shumë media. Ai theksoi se nevojitet monitorim më i madh i veprimtarisë së medias dhe fondeve të përdorura nga kandidatët dhe partitë për financimin e fushatave të tyre në media.
“Paratë që shpenzohen nga partitë politike mund të jenë domethënëse, ky investim mund të jetë një ndikimin, ekziston rreziku që kandidatët me më shumë para, ndikojnë më shumë në media. Prandaj OSBE inkurajon një monitorim më të madh të veprimtarisë së medias dhe fondeve të përdorura nga kandidatët dhe partitë për financimin e fushatave të tyre në media”, tha ai.