Në Qarkun e Gjirokastrës u votua në datën 14 Maj , për të zgjedhur drejtuesit e rinj të pushtetit vendor në 7 njësi administrative përkatësisht në bashkinë Gjirokastër Përmet, Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Dropull, dheLibohovë.Në listat e votimeve të cilat ishin të afishuara në vendepublike, sipas kodit zgjedhor, ishin të regjistruar 122 mijë e 850 votues ndërkohë që kanë votuar 52 mijë e 804.
Numrin më të madhe të votuesve e kishte bashkia Gjirokastër me 43 mije e 316 votues .ndërsa Libohova regjistro numrin më të vogël me 5 mijë e 884 votues .
Në ditën e zgjedhjeve sipas KZAZ-vë, në gjithë qarkun u hapen 207 qendra votimi.
Në një vështrim të përgjithshëm, vihet re se në 6 njësi vendore Partia Socialiste fitoj bindshëm ,ndërsa 1 njësi vendore I takoj koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Libohova ishte e para bashki që shpalli rezultanin,ku libohovitët këto zgjedhje i besuan dhe mbështetën programin e Leonard Hides të PS, i cili mori 1387 vota në garën përballë Adil Xhelilit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 1248.Në Libohovë nga 5 mijë e 884 votues ,votuan 3 mije 638votues.
Në bashkinë më të madhe atë të Gjirokastrës ,gjirokastrit rimbështeten për të dytën herë, Flamur Golemin, e PS, i cili mori 10 mijë e 990 vota, kundrejt rivalit të tij Dorjan Lani të koalicionin “Bashkëfitojme” , i cili mori 4 mijë e 459 vota. Në Gjirokastër nga 43 mijë e 316 votuan 15 mijë e 610.
Në Përmet,përmetarët ia kanë ribesuar përsëri drejtimin e bashkisë Alma Hoxhës të PS, e cila garojë në këto zgjedhje me Edmond Kominon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.Hoxha mori 4417 vota,ndërsa Komino 1336. Në bashkinë e Përmetit nga 16 mijë e 122 votues kanë votuar 6 mijë e 111.
Në Këlcyrë Klement Ndoni mori mandatin e tij të 4 .Ndoni kishte përballë në këto zgjedhje Arjan Kasajn e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, dhe Adriatik Spahiun e PD. .Klemnd Ndoni arriti të marrë 2019 vota,Arjan Kasa 1936 dhe Adriatik Saphiu 137.Në bashkinë e Këlcyrës nga 9 mijë e 308 votues, votuan 4 mijë 89.
Tepelnasit i qëndrojnë besnik Termet Peçit , duke i dhënë mandatin e 4 për drejtimin e Bashkisë .Peçi kishte përballë Baftjar Imerin e koalicionit “Bashkë Fitojmë “ dhe Sokol Gugën e PD. Peçi mori një rezultat spektakolar me 4093 vota,Imeri 512 dhe Guga 346.
Në Tepelenë nga 12 .729 kane votuar 8475.
Dropullitët i japin mandatin e dytë Dhimitër Tolit të PS.Toli fitoj me një diferencë të madhe votash ndaj rivalëve të tij,Thanas Maneka i koalicionit “Bashkë Fitojmë “ dhe Kosta Garos nga Partia “Nisma Thurje”.Toli arriti të marrë 3709, Maneka 679 dhe Garo 177. Në Dropull nga 19 mijë e 884 votues, morën pjesë 4 mijë e 650.
Memaliotët drejtimin e bashkisë për 4-vjeçarin e ardhshëm ia besuan Albert Malajt nga koalicioni “Bashkë Fitojmë’.Malaj kishtë përballë Gjolek Gucin e PS. Malaj arriti të merrte votëbesimin e 3017 votuesve, ndërkohë që Guci mori 2701 vota. Në Mamaliaj nga 15 mijë e 647 votues ,votuan 10 mijë e 231.
Për të parë nga afër dhe monitoruar ecurinë e fushatës zgjedhore, të pranishëm kanë qenë edhe vëzhguesit e misionit OSBE/ODHIR –it, të cilët kanë qënë prezentë në qarkun e Gjirokastrës që prej nisjes së fushatës deri në përfundim të proçesit dhe numërimit të votimeve