• Sport

“Zelandë e Re 2023”, Zvicra mund Filipinet dhe merr kreun e Grupit A

Gjirokastra 21 Korrik 2023

Në qytetin e Dunedin në stadiumin, i cili mban po të njëjtin emër përfaqësuesja e femrave të Zvicrës dominoi ekipin rival nga Filipinet. Të besuarat e Inka Grings rrealizuan nga një gol për çdo pjesë për të siguruar një fitore të lehtë në Grupin A.

Për të prishuar ekuilibrat e këtij takimi u desh një penallti e akorduar nga kryesori Vincentia Amedome në minutën e 45’ të pjesës të parë. Në sytë e 13711 shikuesve ishte Ramona Bachmann ajo që mori përsipër të ekzekutonte njëmbëdhjetëmetërshin duke rrezultuar gjakftohtë dhe duke dërguar kështu Zvicrën ne përsinë e një goli drejt dhomave të zhveshjes.

Edhe në pjesën e dytë inertësia e garës nuk ndryshoi pasi lojtaret nga Filipinet ishin të pafuqishme përballë atyre nga Zvicra. Për të siguruar tri pikët mendoi Seraina Piubel, e cila rrealizoi golin e dytë të takimit për Zvicrën në minutën e 64’.

Botërori i femrave, i cili po mbahet në Zelandën e Re, është një ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar. Në RTSH Sport do të keni mundësi që të ndiqni secilën ndeshje të këtij eventi.