• Sport

“Zelandë e Re 2023”, Nigeri-Kanada shfaqje pa gola

Gjirokastra 21 Korrik 2023

Në orët e para të ditës të sotme u luajt takimi i vlefshëm për Gurpin B të Botërorit të femrave mes Nigerisë dhe Kanadasë. Edhe pse formacioni i të besuarave të Priestman ishte favorit fusha tregoi tjetër histori.

Ashtu siç pritej përfaqësuesja e Nigerisë u mjaftua për të limituar dëmet, por në fund vajzat e amerikanit Randy Waldrum mundën që të merrnin një pikë më shumë vlera për “ekonominë” e Grupit B.

Sa i përket kronikës episode më të rëndësishme ndodhën në pjesën e dytë ku ekipi i Kanadasë humbi një penallti në minutën e 50-të me Sinclair. Ndërkohë që në minutën e tetë të shtesës formacioni afrikan humbi Abiodun-in. Kjo e fundit u ndëshkua duke lënë në inferioritet numerik skuadrën e saj.

Botërori i femrave, i cili po mbahet në Zelandën e Re, është një ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar. Në RTSH Sport do të keni mundësi që të ndiqni secilën ndeshje të këtij eventi.