• Lajme kombëtare

Votimi elektronik në Elbasan, Kamëz dhe Vorë, KQZ vendos për printimin e plotë të fletëve të votimit

Gjirokastra 20 Prill 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur printimin e plotë të të gjithë sasisë së fletëve të votimit në 3 bashkitë ku do të kryhet votimi elektronik.

Gjatë diskutimeve nëse duhet printuar apo jo e gjithë sasia e fletëve, KQZ ra dakord për prodhimin e sasive të plota të fletëve të votimit, pra numri i zgjedhësve plus 2%, si garanci për partitë në rast se sistemi elektronik shfaq probleme.

“Duke qenë se jeni të gjithë dakord dhe do t’i mbetemi vendimmarrjes për prodhimin e sasive të plota të fletëve të votimit, pra numri i zgjedhësve plus 2%. Pra do bëjmë një ndryshim në vendim”, tha Celibashi.

Votimi elektronik për zgjedhjet vendore të 14 majit do të zhvillohet në 3 bashki, atë të Elbasanit, Kamzës dhe Vorë. Ky proces i cili garanton fshehtësinë e votës, do të sigurojë gjithashtu marrjen e një rezultati të shpejtë, brenda 30 minutave pasi është mbyllur procesi i votimit.

Në Elbasan do të vendosen 3 zona ku do të kryhet votimi elektronik, në Kamëz do të jenë dy zona dhe në Vorë një zonë.