• Lajme kombëtare

Votimi elektronik, Celibashi marrëveshje në fushën e teknologjisë me zyrën e administrimit zgjedhor në Los Angeles

Gjirokastra 23 Maj 2023

A mund të shkojë Shqipëria drejt një sistemi votimi 100% elektronik? Kësaj pyetje, e cila do të dojë edhe disa kohë të marrë një sqarim përfundimtar, duket se synon t’i japë përgjigje edhe një marrëveshje që Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, ka firmosur me Kryetarin e Zyrës së Administrimit Zgjedhor dhe Kryeregjistruesin e Kontesë së Los Angeles, Dean Logan.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bëhet e ditur se të hënën, Celibashi shkëmbeu marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë zgjedhore me kreun e administrimit zgjedhor në Los Angeles.

“Ky është një tjetër projekt madhor i KQZ-së në Shqipëri, që do t’i mundësojë institucionit të përfitojë ekspertizën më moderne dhe më të specializuar.”- thuhet në njoftim.

Me 8 milionë zgjedhës, Konteja e Los Angeles është rajoni zgjedhor më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku aplikohet 100% votimi elektronik.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 u konstatuan jo pak probleme, lidhur me identifikimin elektronik në rreth 500 qendra votimi.