• Tepelenë

Vjosa Park Kombëtar,vijon aksioni i vullnetarizmit në Tepelenë

Gjirokastra 18 Tetor 2023

Ka nisur java e vullnetarizmit kushtuar shpalljes së Vjosës Park Kombëtar.Grupet e ekspertëve ambientalistë si dhe organizata natyraliste në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura janë ndalur në Tepelenë ku në hapësirën përgjatë luginës së Vjosës realizuan aksione pastrimi dhe pyllëzimi me qëllim me krijimin e një fidanishteje me pemë me origjinë autoktone që i përkasin zonës përgjatë kësaj lugine.Lidhur me impaktin që sjellin të tilla aksione të ndërmarra është shprehur ambientalisti Olsi Nika nëpërmjet një prononcimi të dhënë.Ai pohon ndërkaq se Vjosa është vlerë natyrore dhe është obligim i gjithësecilit për t’a mbrojtur.
Lumi Vjosë i shpallur tashmë Park Kombëtar ka një gjatësi 272 km,ky i fundit buron nga malet e Pindit në Greqi dhe ujërat e tij derdhen në detin Adriatik.