• Gjirokastër

Vjosa Park Kombëtar,ekspertët ndërkombëtarë dhe kombëtarë nisin turet studimore

Gjirokastra 15 Qershor 2023

Grupi i ekspërtëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa, po zhvillojnë një tur studimor përgjatë PK të Vjosës për të vlerësuar potencialin për menaxhimin dhe funksionimin efektiv dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.
Në vazhdimësi të punës së bërë nga faza e parë, direkt pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Patagonias në Qershor 2022, dhe pas shpalljes së parkut kombëtar në mars të 2023, ekipi i ekspertëve tashmë po punojnë për të hartuar një serë dokumentesh të cilat do të shërbejnë për të lehtësuar menaxhimin e parkut dhe hartimin e strategjive të ndryshme për ruajtjen e ekosistemit dhe zhvillimit e qëndrueshëm të zonës. Lidhur me rëndësinë e këtyre nismave është prononcuar përfaqësuesja e Eco Albanias Besjana Guri.
Kreu i agjensisë rajonale të zonave të mbrojtura Gligor Dushi është shprehur se po bëhet punë intensive për hartimin e master planit për mbrojtjen e lumit Vjosa.
Në këtë fazë do të hartohet Plani i menaxhimit të parkut, masterpalni për zhvillimin e turizmit, plani i interpretimit të parkut, angazhimi dhe konsultimi I palëve të interest si dhe aktivitete ndërgjegjësuese dhe edukuese me banorët e zonës.