• Tepelenë

Vjosa, Park Kombëtar / Kumbaro: Komuniteti i zonës, përfituesit kryesorë

Gjirokastra 16 Mars 2023

Promovimi i degëve që përfshihen si pjesë e parkut kombëtar të Vjosës ishte në fokusin e ndalesës së përfaqësuesve të organizatave ambientaliste si dhe të pushtetit qendror dhe lokal në një nga destinacionet me kryesore dhe nder me te preferuarat te luginës së Drinos në pikën e Ujit të Ftohtë të Tepelenës ku zhurma e ujit dhe bimësia e dëndur e kanë kthyer këtë zonë piktoreske nga më të veçantat për këdo që e viziton. Të pranishmit lanë gjurmët e tyre në këtë gurë të bardhë duke vendosur dhe përcaktuar përfundimisht fatin e Vjosës për të mbretëruar siç ka mbretëruar ndër shekuj. Nga kjo zonë nëpërmjet një prononcimi ministrja e turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro eshte shprehur lidhur me impaktin që sjell ky vendim i shpallur nga qeveria shqiptare. Ministria Kumbaro ndërkaq ka shtuar se përfituesit me këtë vendim është vetë komuniteti që përfshihet në zonat që janë pjesë e këtij parku pasi do rrisë akoma më shumë zhvillimin e këtyre trevave në aspektin ekonomik.